Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të mërkurën 113 raste të reja me virusin korona, pas kryerjes së 266 testeve, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti, rezultatet pozitive kanë dalë pas testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Siç ka njoftuar IKSHPK, një rast është nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, nga COVID-19 janë shëruar edhe 67 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,644, kurse raste aktive 1.293.

Që nga mesi i marsit, kur edhe janë konfirmuar rastet e para, autoritetet kosovare deri më tani kanë regjistruar 2,991 të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 54 pacientë kanë ndërruar jetë dhe që të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info