Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se 105 fermerë llapjanë janë subvencionuar me nga pesë shoqëri bletësh, njofton Llapi.info.

“Në vazhdën e mbështetjes për fermerët llapjanë, sot bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Vigan Salihu ishim prezent gjatë shpërndarjes nga 5 shoqëri të bletëve për 105 fermerë përfitues të subvencionit. Ky subvencionim për bletarët llapjanë është realizuar në participim me fermerët përfitues, ku 70% të shumës për shoqëri bletësh ka mbuluar komuna, kurse 30% fermeri”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, kreu i Podujevës ka shtuar se aktivitete të tilla, sipas tij, do të vazhdojnë në mënyrë që të mbështeten bujqit llapjanë./Llapi.info

May be an image of 1 person, standing and indoor
No photo description available.
May be an image of nature
May be an image of 1 person, standing and indoor