Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka shqiptuar 631 tiketa në bazë të ligjit anti COVID.

Në njoftimin 24-orësh të PK-së thuhet se po ashtu janë shqiptuar edhe 631 tiketa trafiku.

Gjatë 24 orëve ka ndodhur një aksident me fatalitet në Prishtinë për të cilin Sinjali raportoi mbrëmë, 26 aksidente me të lënduar, si dhe 71 aksidente me dëme materiale.