Category: Featured

  • Kështu i komentojnë qytetarët punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë

    Kështu i komentojnë qytetarët punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë

    Punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë kanë nisur tash e disa javë.

    Të njëjtat pritet të vazhdojnë për më shumë se një vit.

    Por, zgjerimi i rrugës nisi në periudhën më të ngarkuar të vitit, për nga prezenca e automjeteve.

    Një numër i madh bashkatdhetarëve shfrytëzojnë Merdarin për të hyrë në Kosovë, e sipas tyre, punimet po shkaktojnë kolona.

    Mirëpo, qytetarët po shprehet të kënaqur me ritmin e punimeve.

    “Na pengojnë, por me këto ritme si po punohet – shpresojmë të kryhet shpejt”, ka thënë një qytet.

    “Rrallë po bi, por shumë mirë që po punojnë”, thotë një qytetar tjetër.

    Më poshtë video:

     

  • Ky është futbollisti i radhës që i bashkohet Llapit, u shpall kampion me Ballkanin

    Ky është futbollisti i radhës që i bashkohet Llapit, u shpall kampion me Ballkanin

    Llapi ka prezantuar sot edhe një futbollist të ri, shkruan Llapi.info.

    Klubi nga Podujeva ka njoftuar se ka arritur të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me qendërmbrojtësin Leotrim Bekteshi.

    Bekteshi, së fundi luajti për Ballkanin, ku edhe u shpall kampion i Superligës së Kosovës.

    Njoftimi i plotë i klubit:

    Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë marrëveshjen e arriturr me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.

    Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

    “Leo” është futbollist që trofetë janë aty ku është ai.

    Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.

    Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t’i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri.

    “Leo” do bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht.

  • Të shtëna me armë në Bradash të Podujevës, policia konfiskon kallash e fishekë

    Të shtëna me armë në Bradash të Podujevës, policia konfiskon kallash e fishekë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë në fshatin Bradash të Podujevës, shkruan Llapi.info.

    Sipas PK-së, të shtënat kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar.

    “Fsh. Bradash, Podujevë (NN) 22.07.2023 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

    Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të organeve të sigurisë, që të festohet me zemër e jo me armë, “meraklitë e armëve”, po i injorojnë ato.

    Jo rrallë herë ka ndodhur që plumbat qorr të godasin shtëpi, vetura e po ashtu edhe njerëz./llapi.info/

  • Rrahje në Podujevë, ka të lënduar

    Rrahje në Podujevë, ka të lënduar

    Një femër ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person, shkruan Llapi.info.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Podujevë 20.07.2023-04:40 Lëndime   trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasi e njëjta është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

     

     

    /Llapi.info/

  • Komuna e Podujevës shpall konkurs për punëtorë

    Komuna e Podujevës shpall konkurs për punëtorë

    Komuna e Podujevës ka shpallur edhe dy konkurse për punëtorë, shkruan Llapi.info.

    Sipas njoftimit, konkursi i parë është hapur për pozitën Specialistë i Administrimit të Përgjithshëm.

    Afati për aplikim 10.08.2023 – 17.08.2023.

    Ndërkaq, konkursi tjetër është hapur për pozitën Inspektor i Ndërtimit.

    Afati për aplikim 04/08/2023 – 11/08/2023.

    Duke klikuar në pjesën e hijezuar me të kaltër, mund t’i lexoni kushtet dhe mënyrën e aplikimit për secilin konkurs veç e veç./Llapi.info

  • Konkurs për drejtorë dhe zv.drejtorë në këto shkolla të Podujevës

    Konkurs për drejtorë dhe zv.drejtorë në këto shkolla të Podujevës

    Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka shpallur edhe një konkurs për drejtorë dhe zv.drejtorë, shkruan Llapi.info.

    Sipas njoftimit, ky konkurs është hapur për 4 shkolla të kësaj komune.

    Për pozitën drejtor do të ketë konkurs në shkollën e mesme të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.

    Edhe në shkollën fillore “Jetullah Gashi” në Dobërdol do të ketë konkurs për pozitën e drejtorit.

    Ndërkaq, në shkollën ekonomike “Isa Boletini” dhe shkollën “Shaban Shala” konkursi do të jetë për pozitën e zv/drejtorit.

    Periudha kohore e kontratës zgjatë katër vjet.

    Konkursi do të jetë i hapur nga data 21.08.2023 – deri më 04.09.2023.

    Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni të gjitha kushtet dhe mënyrën e aplikimit./llapi.info/

  • Vjedhje e rëndë në Podujevë; Kjo është vlera e dëmit

    Vjedhje e rëndë në Podujevë; Kjo është vlera e dëmit

    Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive.

    Kështu ka ndodhur edhe dje në fshatin Konushec të Podujevës, ku hajnat kanë shkaktuar dëme mijëra euro.

    Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave është rreth 5 mijë euro.

    Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ishte në gjumë.

    Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

  • Llapjanit ia thyejnë xhamin e veturës në këtë fshat, ia vjedhin çantën – mbetet pa pasaportë e vizë

    Llapjanit ia thyejnë xhamin e veturës në këtë fshat, ia vjedhin çantën – mbetet pa pasaportë e vizë

    Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive.

    Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur edhe në fshatin Lluzhan të Podujevës, për çka Policia tashmë ka nisur hetimet.

    Sinjali ka mësuar se pronari i një veture e ka raportuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat i thyen xhamin e veturës ku e kishe parkuar dhe i vodhën një çantë me para e dokumente personale.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, i cili para hetuesve policorë ka rrëfyer se si e gjeti xhamin e thyer kur u kthye për ta marrë veturën.

    Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e rënde” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

  • Aksident në Podujevë; Këto janë detajet

    Aksident në Podujevë; Këto janë detajet

    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Merdar – Podujevë, raporton Llapi.info.

    Sipas informacioneve që posedon Llapi.info nga dëshmitarët, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

    Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

    Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.

     

     

     

     

     

    /llapi.info/

  • Bulliqi: Po asfaltohen rrugët në fshatin Bradash dhe Dobratin të Podujevës (PAMJE)

    Bulliqi: Po asfaltohen rrugët në fshatin Bradash dhe Dobratin të Podujevës (PAMJE)

    Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamjet nga asfaltimet e fundit në dy fshatra, shkruan Llapi.info.

    Sipas tij, asfaltimi i rrugëve është kryer në fshatin Bradash dhe Dobratin.

    Më poshtë postimi i plotë;

    Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat Bradash dhe Dobratin

    I gëzofshin banorët!