Category: Featured

  • Arrestohen pesë persona në Podujevë

    Arrestohen pesë persona në Podujevë

    Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë këtyre ditëve të fundit pesë persona të dyshuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

    Arrestimet e tyre janë kryer në raste të ndara, ndërkohë që të gjithë janë dërguar në mbajtje.

    Dy prej tyre janë arrestuar për një rast “vrasje të tentativë” që ka ndodhur në rrugën “Drenica”.

    Të dyshuarit për këtë rast janë çuar në mbajtje pas vendimit të prokurorit. Ata kanë therur me thikë një person në këtë rrugë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF për t’u nisur më pas në QKUK.

    Dy persona tjerë të arrestuar në raste të ndara janë të dyshuar për dhunë në familje. Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, ata kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Njëra prej tyre ka pranuar edhe tretman mjekësor.

    Kurse, një tjetër person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë.

    Të njëjtit i janë vendosur prangat pas urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

    Policia s’e ka bërë të ditur konkretisht arsyet pse i dyshuari ka qenë në kërkim.

    Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera.

  • Pamje nga vendi i ngjares ku mbeti i plagosur një person në Prishtinë

    Pamje nga vendi i ngjares ku mbeti i plagosur një person në Prishtinë

    Një persona ka mbetur i plagosur ne Vranjefc, burime te Indeksonline bëjnë te ditur se Policia është ne kërkim te i dyshuarit për sulm.

    Dhjetëra fishekë janë gjendur ne vendngjarje ne rrugën “Bajram Bahtiri”.

    Ndërsa, rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

    Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

    Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci për IndeksOnline.

  • Kurti në adresimin për fundvit: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës

    Kurti në adresimin për fundvit: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e fundvitit ka siguruar qytetarët se “çdo marrëveshje që do të nënshkruhet (në dialogun me Serbinë), do të jetë në të mirë të vendit tone”.

    Ai ka garantuar se asnjë marrëveshje që do të nëshkruar në kuadër të këtij procesi, nuk do ta kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të Kosovës.

    “Kosova jonë është në prag të një të ardhmeje që është më afër asaj se çka e meritojmë dhe për të cilën kemi punuar intensivisht”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

    Kreu i ekzekutivit kosovar është shprehur se po i jepet fund pritjes shumëvjeçare të qytetarëve.

    “Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

    Tutje, ai ka lavdëruar qeverisjen e tij më 2023, ndërsa ka thënë se më 2024 duhet të reflektohet mbi mësimet e marra.

    “Kemi arritur në fund të një viti që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në shtetin tonë. Teksa po e lëmë pas 2023-tën, një vit transformues, le të ngulisim në kujtesën tonë e të reflektojmë mbi mësimet që i kemi marrë, e të arriturat që i kemi shënuar. Ju falënderoj përzemërsisht dhe uroj që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë ne. Gëzuar vitin e ri nga Qeveria jonë!”.

    Adresimi i plotë:

    Kemi arritur në fund të një viti që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në shtetin tonë.

    Ky vit shënoi 25-vjetorin e një ndër kapitujve më të dhimbshëm në historinë tonë: krimet e kryera nga regjimi gjenocidal serb. Por, në anën tjetër, po këtë vit, festuam 15-vjetorin e pavarësisë sonë, të arritur me mund e sakrifica, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe fuqisë së rezistencës së popullit tonë.

    Pesëmbëdhjetë vjet mund të duken pak në historinë botërore, por për ne, këto vite përfaqësojnë tërësinë e ekzistencës sonë si shtet sovran. Jemi përballur me sprova të shumta, e megjithato, këtu po qëndrojmë, më të fortë se kurrë dhe të palëkundur në përkushtimin tonë drejt progresit dhe prosperitetit.

    Rrugëtimi ynë ka pasur sfidat e veta. Ka momente kur duket që forca të jashtme po mundohen vazhdimisht të na destabilizojnë. Mirëpo, shteti ynë nuk është vetëm një copë toke; është rezultati i përbashkët i përpjekjeve, sakrificave dhe ëndrrave të popullit tonë. Shtetin tonë e kemi fituar me meritë dhe nuk e marrim si të mirëqenë. Pavarësisht nga forcat e jashtme, ne vazhdojmë të rritemi dhe zhvillohemi.

    Dua t’ju siguroj se kjo Qeveri, Qeveria juaj, e merr seriozisht besimin tuaj. Jemi të vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë me të cilën jemi ngarkuar dhe jemi të vendosur që t’ju shërbejmë me devocion dhe integritet. Besimi juaj është forca lëvizëse prapa veprimeve tona dhe çdo ditë bëjmë maksimumin që të marrim vendime të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve tanë.

    Kjo qeveri është garanci e moskorruptimit dhe është garanci e luftimit të korrupsionit.

    Këtë vit kemi dëshmuar se çfarë do të thotë besimi juaj për ne. Lansimi i platformës SuperPuna, u dha mundësi punësimi afro 8500 të rinjve nën moshën 25 vjeç. Në fushën e drejtësisë, finalizimi i pakos së Vetingut, themelimi i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës dhe miratimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shënojnë hapa të rëndësishëm drejt një sistemi ligjor të drejtë dhe llogaridhënës.

    Iniciativat e ndërmarra në fushën e shëndetësisë, kanë sjellur inaugurimin e shërbimeve të reja, si sedacionin inhalator në stomatologji, ultrazërin endoskopik, shërbimin pa pagesë për rindërtimin e gjirit dhe diagnozën e hershme të retinopatisë në foshnja.

    Ndërkohë me Ligjin e ri për Pagat, mjekët, profesorët dhe prokurorët tanë për herë të parë kanë një rrogë dinjitoze. Këtë vit kemi pasur një numër rekord të inspektorëve e të inspektimit të tregut. Ministria e Ekonomisë hapi me sukses ankandin për termocentralin diellor prej 100MW dhe kemi arritur mbulueshmërinë e plotë me internet në të gjithë territorin e Republikës. Sektori i bujqësisë ka përjetuar rritje të paprecedentë, me një buxhet që tejkalon 100 milionë euro. Ministria e Mbrojtjes ka përfituar buxhetin e saj më të lartë ndonjëherë, prej 200 milionë eurosh, pra mbi 2% të BPV ashtu siç e kërkon NATO-ja. Përveçse shtimin, kemi mundësuar edhe fuqizimin e forcave të ushtrisë sonë përfshirë këtu sigurimin e dronëve Bajraktar. Për komunitete jo-shumicë i kemi ndarë 259 grante për projekte ndërmarrëse dhe OJQ në kuadër të fondit 3 milionësh për ta. Sivjet kemi ndarë afër 1900 bursa nga gjithsej mbi 4600 gjithsej në tre vite për studente vajza dhe gra të përqendruara në fushën STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), teksa arsimin e lartë publik e kemi bërë falas që në vitin e parë të qeverisjes sonë. Në qeverinë tonë nënat lehona për herë të parë marrin shtesa për vete dhe fëmijët e tyre të porsalindur, sikurse marrin të gjithë prindërit e fëmijëve nën moshën 16 vjeçare, kurse këtë vit të gjithë fëmijët morën edhe një shtesë të njëhershme për fundvit.

    Pas pilotimit të suksesshëm të arsimit dual vitin e kaluar, këtë vit e rritëm numrin e programeve në 12 profile, në gjithsej 21 shkolla gjithandej Kosovës në 14 komuna, për një lidhje sa më të fortë ndërmjet diplomës dhe vendit të punës dhe përgatitje sa më të hershme të fuqisë punëtore për kërkesat e tregut. Për herë të parë, është miratuar ligji për fondin sovran, i cili do të jetë një mjet i rëndësishëm dhe i fuqishëm për zhvillim edhe financiar edhe më të madh. E në gjashtë vitet e ardhshme, do të fillojmë projekte të paimagjinueshme më parë në vendin tonë, ndërkohë që përgatitemi për Lojërat Mesdhetare 2030.

    Po e mbyllim vitin edhe me mbështetjen e aleatëve tanë, ndërkohë që përgatitemi për të ardhmen, me sa më shumë progres në vlerat themelore të demokracisë e të drejtave të njeriut, e me interesat e përbashkët me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    E ky bashkërendim me partnerët tanë perëndimor, merr edhe më shumë rëndësi kur siguria e Evropës dhe rajoneve të ndryshme anekënd botës, po kërcënohet nga forca destabilizuese. Republika e Kosovës merret si shembull i shtetit të së drejtës, parimeve demokratike dhe antitezë e autokracisë dhe tiranisë.

    Bashkëpunimi ynë me aleatët përfshin qasjen tonë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me synimin për të sjellë paqe dhe siguri dhe për të hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen dhe prosperitetin tonë. Në këtë proces të vazhdueshëm, dhe në bisedimet shumë të gjata që kanë paraprirë e do të vazhdojnë, do të doja të siguroja qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë.

    Kosova jonë është në prag të një të ardhme që është më afër asaj se çka e meritojmë dhe për të cilën kemi punuar intenzivisht. Liberalizimi i vizave hyn në fuqi të hënën e 1 janarit, pra pasnesër, duke i dhënë fund një pritjeje shumëvjeçare të qytetarëve tanë.

    Qeveria jonë, shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira në ndërtimin e shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe jetësojmë vizionin tonë të përbashkët. Këtë vit, e kemi shfaqur dhe më tej potencialin tonë, për të dëshmuar se si mund të duket e përjetohet ky vend, kur punohet fort e ka vendosmëri dhe vullnet. Vetëm sa i kemi definuar format, e tash duhet të vazhdojmë bashkë angazhimin për ta plotësuar tabllon e plotë të imazhit të vendit tonë.

    Puna na fisnikëron, nuk na lodhë. Fisnikeria pa punë është e lodhshme.

    Ndërsa po e lëmë pas këtë vit transformues, le të ngulisim në kujtesën tonë e të reflektojmë mbi mësimet që i kemi marrë, e të arriturat që i kemi shënuar. Ju falënderoj përzemërsisht dhe uroj që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë ne. Gëzuar vitin e ri nga Qeveria jonë!

  • Njoftim me rëndësi për publikun llapjanë

    Njoftim me rëndësi për publikun llapjanë

    Njoftohen të gjithë tifozët se për ndeshjen e nesërme derbi ndaj FC Ballkani, në dispozicion të shikuesve të rëndomtë do të jenë Sektori i Perëndimit dhe Sektori i Jugut, hyrjet e së cilëve janë nga Rruga “Besnik Restelica” apo më saktësisht prapa stadiumit, tek Interex. (shih hyrjet në fotografi)

    Sektori i Veriut do jetë i rezervuar për spektaklin e Ultras Legjendave, ku biletat e këtij sektori janë të rezervuara eskluzivisht për tifozët tanë besnik të cilët pritet të jenë në numër masovik në mbështetje të klubit.

    Hyrja zyrtare nga SHME “Isa Boletini” do të jetë e hapur vetëm për personat zyrtar të ndeshjes dhe sponsorët e klubit të cilët janë të pajisur me kartela vjetore.

    Përshkak të interesimit të madh dhe shmangies së tollovive, luteni që të vini më herët në stadium. Ndeshja fillon në ora 13:00 në Arena “Zahir Pajaziti”.

    Ju presim në mbështetje të klubit të zemrës, Forca Llapi 🤍💙

  • Këta janë mësimdhënësit e pranuar në shkollat e Podujevës

    Këta janë mësimdhënësit e pranuar në shkollat e Podujevës

    Komuna e Podujevës ka publikuar emrat e mësimdhënësve të pranuar në konkurset e hapura nga Drejtoria e Arsimit, shkruan Llapi.info.

    Dy mësimdhënës janë pranuar për Elektroteknikë, një për Art Figurativ, një për Edukatë Muzikore, një për Ekonomi, një për Fizioterapi, një për Makineri dhe një për Teknik Dentar.

    Në konkursin për mësimdhënës, të publikuar nga faqja komunale, për lëndën Elektroteknikë janë pranuar; Vehbi Mehani dhe Mirlinda Vokrri.

    Për lëndën Art Figurativ është pranuar Pranvera Haliti.

    Për lëndën Edukatë Muzikore është pranuar Fatbardhë Hyseni.

    Për lëndën Ekonomi është pranuar Filloreta Bajçinovci – Bejta.

    Për lëndën Fizioterapi është pranuar Lorika Vërshevci.

    Për lëndën Makineri është pranuar Besim Bajrami.

    Për lëndën Teknik Dentar është pranuar Fuad Vërshevci.

    Sipas kumtesës, kandidatët e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë të ankesës së afatin prej tetë ditësh, prej ditës së publikimit të njoftimit.

    Ankesa, siç thuhet tutje, i adresohet Komisioni të Ankesave në kuadër të Komunës së Podujevës./Llapi.info

  • Shumë vende të Podujevës do të mbesin pa rrymë, disa 7 orë

    Shumë vende të Podujevës do të mbesin pa rrymë, disa 7 orë

    KEDS-i ka njoftuar se të pasneser (e marte), disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

    Sipas KEDS-it, në vendet e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

    Njoftimi i plotë:

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit. Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Bajqinë-Pollatë (kodi: 14000014) nga ora 10:30 deri 15:00

    Vendet: Buzëllap, Dobërdol, Kërpimeh, Metehi, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Marincë, Bradash, Peran, Bajqinë, Murgull, Pakashticë e Poshtme dhe rr,Vlora.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja dhe premontimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

    Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 09:00 deri 16:00.

    Vendet: fshatrat: Siboc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

    Arsyeja: Projekte investive, ngritja dhe montimi i shtyllave te tensionit të mesëm dhe të ulët, projekti LOT 3.

    NS 220/35/10 [kV] Podujevë do të ndërprehet: Degëzimi 10[kV] nga ora 09:00 deri 16:00

    1.NS 10/04[kV] Pompa Dini private (Kodi: 14000009088)

    2.NS 10/04[kV] Konushec 1 (Kodi: 14000009089)

    3.NS 10/04[kV] Buricë (Kodi: 14000009091)

    4.NS 10/04[kV] Konushec -Visoket bashkinvestim (Kodi: 14000009222)

    5.NS 10/04[kV] Konushec Berishët ZPR 2015 (Kodi: 14000009254)

    6.NS 10/04[kV] Siboc Llapi (Kodi: 14000009365)

    7.NS 10/04[kV] Siboc Zeka (Kodi: 14000009366)

    8.NS 10/04[kV] Siboc i Epërm (Kodi: 14000009224)

    9.NS 10/04[kV] Siboc i Ulët (Kodi: 14015001018)

    Vendet: fshatrat: Konushec, Buricë dhe Sibovc i Ulët – nga një pjesë.

    Arsyeja: Projekte investive, ngritja dhe montimi i shtyllave te tensionit të mesëm dhe të ulët, projekti LOT 3.

  • Kaos total në Podujevë, kjo është arsyeja

    Kaos total në Podujevë, kjo është arsyeja

    Rruga Prishtinë-Podujevë pasditen sotme ka qenë e bllokuar për qarkullim të automjeteve në disa segmente, raporton IndeksOnline.

    Shkak i tollovisë në trafik ka qenë siguria për lojtarët U21 të Izraelit të cilët sot luajtën me Kosovën në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Policia e Kosovës kishte angazhuar një numër të madh të policëve për të siguruar rrugën nga Prishtina në Podujevë dhe anasjelltas.

    Nuk është raportuar asnjë incident sikurse në ndeshjen e para disa netëve që është zhvilluar në ‘Fadil Fokrri’ në Prishtinë./IndeksOnline/

    Më poshtë pamjet:

  • “Pa vonesa dhe pa kushte” Stano tregon për porositë që do t’i sjellë Pesëshja në Kosovë dhe Serbi

    “Pa vonesa dhe pa kushte” Stano tregon për porositë që do t’i sjellë Pesëshja në Kosovë dhe Serbi

    Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë ka folur edhe njëherë për vizitën e pesë zyrtarëve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Serbi.

    Sipas tij, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët kryesorë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të udhëtojnë në Kosovë dhe Serbi të shtunën për të siguruar “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe uljen e tensioneve sidomos pas ngjarjeve në Banjskë në Veri të Kosovës.

    Stano i ka thënë agjencisë Beta se Miroslav Lajcak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e Presidentit të Francës, Kancelarit Gjerman dhe Kryeministres të Italisë, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Francesco Talo, do të shkojnë në takime me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq “me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.

  • Mbahen gara në not, çiklizëm dhe vrapim në Liqenin e Batllavës, këta janë fituesit

    Mbahen gara në not, çiklizëm dhe vrapim në Liqenin e Batllavës, këta janë fituesit

    Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Federatën e Triathlonit të Kosovës, kanë organizuar sot garat Kosova Sprint Triathlon në tri diciplina: not, çiklizëm dhe vrapim.

    Ky aktivitet u shënua në kuadër të festivalit “Ditët e Diasporës” program ky i përgatitur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ku në këto aktivitete mori pjesë dhe ndau çmime edhe drejtori i kësaj drejtorie Pajtim Balaj.

    Në garat e zhvilluara që u mbajtën në Liqenin e Batllaves kanë marrë pjesë shumë garues nga vende të ndryshme të botës.

    Fituesit e Kosova Sprint Triathlon:

    Kategoria Meshkuj
    Vendi i🥇Albion Ymeri-Kosovë
    Vendi i🥈Genc Isufi-Kosovë
    Vendi i🥉Stefan Delev-Maqedonia Veriore
    Vendi i 4 Nikola Kutanoski -Maqedonia Veriore
    Vendi i 5 Mateo Machoski -Maqedonia Veriore

    Kategoria Femra
    Vendi i 🥇Elisabeth Schleicher-Austria
    Vendi i 🥈Blerta Hani-Maqedonia Veriore
    Vendi i 🥉 Olsa Orani-Maqedobia Veriore
    Vendi i 4 Tija Kukuneshoska-Maqedonia Verior
    Vendi i 5 Enildaa Zeqirii- Kosovë

    Kampionati i Kosovës kategoria Senior
    Vendi i🥇Albion Ymeri- Prishtina
    Vendi i🥈Emin Grajqevci-Fushë Kosova
    Vendi i🥉 Arbër Xhemajli -Vushtrria
    Kampionati i Kosovës kategoria Seniore
    Vendi i🥇Aferdita Ymeri -Prishtina
    Kampionati i Kosovës kategoria Junior

    Vendi i🥇 Genc Isufi-Dardania
    Vendi i🥈Amar Maxhuni-Vushtrria
    Vendi i🥉Rron Isufi-Dardania
    Kampionati i Kosovës kategoria Juniore
    Vendi i🥇Enilda Zeqiri

     

     

     

     

     

    /

  • Zyrtare: Arbnor Ramadani është futbollist i ri i Llapit

    Zyrtare: Arbnor Ramadani është futbollist i ri i Llapit

    Llapi ka njoftuar të premten mbrëma se ka kthyer në skuadër mesfushorin Arbnor Ramadani, njofton Llapi.info.

    Ramadani deri më tani ka luajtur për Gjilani.

    Ai kthehet te Llapi pas një edicioni. Te skuadra e Llapit do ta mbajë fanellën me numrin 10.

    Postimi i plote;

    Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se mesfushori fantastik, Arbnor Ramadani është rikthyer sërish në shtëpinë llapjane.
    “Noli” rikthehet në shtëpi pas vetëm një edicioni të kaluar me skuadrën e SC Gjilanit.

    Numri 10 i skuadrës sonë është njëri nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët llapjanë.

    Pas përfundimit të kontratës me Gjilanin, drejtuesit e klubit me ngulm kanë kërkuar që Noli të jetë vetëm i yni, andaj edhe kemi nënshkruar kontratë të vlefshme për 2-vitet e ardhshme.

    Mëngjesin e sotëm ai së bashku me Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella kanë udhëtuar drejt Ohrit dhe menjëherë është vënë në dispozicion të shtabit teknik në përgatitjet për edicionin e ri.

    Mirëpresim rikthimin e Nolit në shtëpi duke shpresuar se magjia e tij në fushë dhe golat e jashtëzakonshëm që i realizon, do e ndihmojnë ekipin tonë të arrij objektivat.