Në këto fshatra të Podujevës do bëhet ndërtimi i urave

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e tri urave, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimi, këto ura do të ndërtohen në fshatrat; Bajçinë, Sfeçël dhe Gllamnik.

Komuna ka njoftuar se sot është nënshkruar ky tender, i cili ka kushtuar 67 mijë e 369 euro.

Për këtë tender kanë aplikuar disa operatorë ekonomikë, por që të njëjtin e ka fituar kompania “Grup i Operatorëve Ekonomik N.N. ZHVILLIMI ; N.N.P. VETONI”, i cili ka ofruar çmimin më të ulët./Llapi.info.

Duke klikuar këtu mund ta shikoni të plotë njoftimin e kontratës.