Kurti tregon çfarë vendime do të marrë sot në mbledhje të Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak para nisjes për në Qeveri, ka thënë se po ndihet shumë mirë derisa po dilte nga banesa e tij. Tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të ndahen 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës.

“Shumë mirë, kemi një mbledhje të Qeverisë në ora 10:00, në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishme, ku vendimi i parë do të jetë ndihma prej 30 mijë euro për familjet e dy minatrëve të cilët fatkeqësisht humbën jetën dje në minierën e Artanës”, ka thënë Kurti pak para nisjes për në Qeveri.