Gashi: Do ta kthejmë shpresën

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votohet qeveria “Hoti”, ka thënë se kjo seancë për formimin e qeverisë së re ka ardhur pas një procesi të mundimshëm politik dhe kushtetuese.

“Ne sot jemi mbledhur për të zgjedhur qeverinë e re me Avudallah Hotin. Pas një procesi të mundimshëm politik dhe kushtetuese, por të bindur që po veprojmë drejtë, kjo qeveri duke se po vjen si rezultat i një situate polarizuese. Nuk duhet si vendim popullor. Një pjesë e spektrit po na shikon me urrejtje ndërsa pjesa tjetër me besim dhe shpresë”, ka thënë Gashi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kjo qeveri do ta ndërtojë shpresën e humbur tek qytetarët.

“Si mund të qeverisim me një qeveri e cila duhet të ndërtojë shpresën. Ne si qytetarë do të shpresojmë që qeveria do të qeverisë mirë, por qeveria të mos shpresoj por të punojë për ta kthyer shpresën tek qytetarët”, ka thënë tutje ai.

Gashi ka folur edhe për dy arsyet që sipas tij, po e shohin me skepticizëm formimin e qeverisë “Hoti”.

“Dy arsyet pse po e shohin me skepticizmin e qeverisë së re, është arritja e një marrëveshje finale me Serbinë si dhe frika nga nepotizmi. Kjo qeveri dhe cilado tjetër duhet ta dijë që duhet të negocioj në emrin tonë, në emër të qytetarëve dhe të Kuvendit. Neve na duhen negociatorë të fortë, por fillimisht një konsensus i brendshëm politik”, ka thënë ai.

Për sa i përket çështjes së territoreve, gjërave që do të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se janë çështje që i takojnë vetëm popullit.

Ndërsa për sa i përket politikës së jashtme, Gashi theksoi se duhet të bëhet vetëm në forume serioze ndërkombëtare.