Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend

Ka eskaluar situata para Kuvendit të Kosovës, ku po protestohet kundër qeverisë Hoti.

“Me hajna me hajna nuk ka shtet” si dhe “ qeveria Kurti” protetsuesit janë afruar shumë afër dhe po tentojnë të hyjnë brenda në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca për votimin e qeverisë Hoti.

Ata po ndalohen nga Policia e Kosovës, të cilët janë rreshtuar para Kuvendit.