Real Madridi ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Villarrealit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të La Ligas, fitore që zyrtarisht i shpall kampion të Spanjës.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me skuadrat që analizonin lëvzijet e kundërshtarëve në fushë.
Në çerekun e parë të lojës kishte vetëm gjysmë raste, por pa arritur asnjëra që ta rrezikojë më seriozisht portë.
Real Madridi në rastin e parë të mirë arriti të shënojë.
Zhvillohej minuta e 29-të e takimit, kur Karim Benzema mori një pasim të bukur nga Luka Modric dhe shënoi me një goditje nga brenda zonës (1-0).
Deri në fund të pjesë së parë nuk kishte më gola edhe pse rastet nuk munguan.
Edhe në pjesë e dytë Real Madridi menaxhonte lojën, duke treguar pjekuri në ndërtimin e lojës dhe priste gabimet e kundërsharëve.
Një gabim i tillë ndodhi në minutën e 74-të, kur Sergio Ramos që doli në kundërsulm, fitoi penallti, pas një ndërhyrje të Sofian Chakla.
Fillimisht penallti u gjuajt nga Ramos që tentoi të pasojë te Benzema, i cili shënoi, por goli u anulua pasi francezi ishte futur në zonë para goditjes së topit.
Penalltia u përsërit, me Benzeman që gjuajti kësaj radhe dhe shënoi vetë për 2-0.
Kur u mendua që Real Madridi e ka fituar ndeshjen në skenë doli Mario Gaspar që asistoi te Iborra, i cili me një goditje të bukur me kokë shënoi për 2-1.
Në kohën shtesë Villarreal kishte një rast shumë të mirë që të barazojë rezultatin, por Thibaut Courtois me dy pritje të jashtëzakonshme shpërtoi portën.
Fikshëllima e fundit e gjyqtarit qoi në festë lojtarët e Real Madridit që tahsmë janë zyrtarisht kampion të Spanjës.
