Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, sot ka kërkuar vota për programin qeverisës, derisa synon që ta kryej gjithë mandatin, e një nga kryedetyrat e ka dialogun me Serbinë.
Nuk e dihet nëse dialogu ishte arsye që zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim e Komunitete Dalibor Jevtic, votuan kundër planit qeverisës të prezantuar nga shefi i tyre.
Kjo derisa Hykmete Bajrami, prej Financave kërkoi rishikimin e buxhetit. Ndërsa Anton Quni i mbrojtjes dëshiron nisjen e shërbimit të obligueshëm ushtarak.
Planet e tyre të punës në këtë mbledhje të parë zyrtare, i paraqitën edhe ministrat tjerë.
