Category: Featured

  • Moti sot

    Moti sot

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

    Temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.

    Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike , ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

  • Bytyqi zgjidhë problemin e kahmotshëm për njohjen e diplomave me Shqipërinë

    Bytyqi zgjidhë problemin e kahmotshëm për njohjen e diplomave me Shqipërinë

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës, të cilët i kanë përfunduar studimet Bachelor, Master dhe të Doktoratës në Republikën e Shqipërisë, si dhe ata të cilët janë në proces, se më nuk do të presin me vite për t’u pajisur me një vendim për njohje/barasvlerë të diplomës.

    MAShT-i ka identifikuar problemet kryesore që shkaktojnë këto vonesa dhe ka eliminuar disa procedura burokratike, siç është verifikimi i autencitetit të diplomës, i cili deri më tani është bërë përmes një rruge shumë të gjatë.

    Tashmë verifikimi i autencitetit të diplomave të fituara në Republikën e Shqipërisë, do të bëhet përmes vulës apostile dhe NARIC-ut i mbetet të merret vetëm me procedurat tjera siç janë: sigurimi i informatave për akreditim të institucionit dhe programit të studimit.

    Procedura e tashme që verifikimi i autencitetit të diplomës të bëhet përmes vulēs apostile (praktikë të cilën e kanë edhe vendet e zhvilluara), shkurton periudhën kohore në maksimum dy muaj procedurë.

    Me këtë rast, njoftojmë se jemi në procedurë që këtë praktikë t’a aplikojmë edhe me vendet tjera të rajonit dhe shpresojmë që edhe ata ta mirëpresim këtë iniciativë.