Arrestohet një person në Podujevë, dërgohet në burg

Njësia e arrestimeve ka ekzekutuar dje një urdhëresë tjetër gjyqësore, duke ndaluar një person që kërkohej për vuajtjen e dënimit me burgim.

Sipas burimeve të besueshme, ngjarja është regjistruar më 05 dhjetor 2025, rreth orës 12:20, në një fshat të Podujevës, ku policia ka lokalizuar dhe arrestuar një të ri rreth 22-vjeçar.

I njëjti ishte i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë, dënim të cilin nuk e kishte vuajtur më parë.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për fillimin e vuajtjes së dënimit.

Veprimet procedurale janë finalizuar nga njësia kompetente, ndërsa procedurat e mëtejshme po vazhdojnë sipas ligjit.