Një aksident ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një traktor që po barte ushqim të kafshëve dhe një veturë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar, Teki Syla komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacionit në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në komunën e Pejës.
Në aksident janë lënduar shoferët e këtyre mjeteve, por fatmirësisht me lëndime të lehta, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Ambulancën e Istogut.
“Në aksidentin e ndodhur para pak minutash në Gurrakoc të Istogut në mes një veture dhe një mjeti bujqësor ( Traktor ), janë shkaktuar dëme materiale në veture dhe në traktor, si dhe janë lënduar jo serioz dy vozitësit e këtyre mjeteve. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Ambulancën e qytetit të Istogut”, tha Syla për Sinjalin.
