Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur sot se vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105. Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?

Ligji për paga i publikuar para pak javësh në gazetën zyrtare ka zbuluar koeficientin e pagave.

Duke e llogaritur vlerën e koeficientit të ri, këto janë pagat bruto që do të marrin stafi arsimor:

Profesori i rregullt 1302 euro

Drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë 661.5 euro

Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët 651 euro

Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë 609 euro

Mësimdhënësit në fillore dhe të mesme të ulët 588 euro

Edukator 535.5 euro

Mësimdhënës/e në Shkollës Speciale (Qendra Burimore) do të marrin pagën bruto 609 euro.