Petrit Zogaj, ish-drejtor i Organizatës “FOL”, ka ironizuar me Qeverinë Kurti për mënyrën se si po e lufton pandeminë.

Gjatë dy ditëve të fundi ka pasur ulje drastike të numërit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovës.

Zogaj në një status në Facebook ka thënë se në këtë mënyrë Qeveria mundohet të luftojë pandeminë, me më pak teste, të cilat rezultojnë me një numër më të vogël të rasteve, duke bërë që populli të krijojë besim në qeveri.

Postimi i plotë:

Keshtu luftohet pandemia: me pak teste, me pak raste pozitive, me pak raste me shume besim ne qeveri, me shume besim ne qeveri, me pak puna per te, me pak pune per te, me i qete lideri, e ku ka me mire sesa me qene lideri i qete dhe rehat, hajt, ku??? Rrofte partia o popull.