Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë mandatit të tyre nuk kanë arritur ato që kanë synuar, porse synimet e tyre kanë pasur sukses.

Ai ka thënë se që prej dorëzimit të detyrës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka degraduar situatën.

Zemaj ka thënë se as një fjali për 30 ditë nga qeveria për të vdekurit, së paku as një ngushëllim.

“8 qershori është afati i marrjes së dozave të dyta nga Astra Zeneca. Angazhimi për furnizim mbetet i panjohur. Ulja e testimeve ndikon në rritjen e rasteve të reja dhe numri e vdekjeve. Paramendoni tash kur nuk kemi testime, dëgjojmë vetëm insistim për planifikim të testimeve. Furnizimet me material shpenzues janë dobësuar, në klinikën infektive nuk ka dezinfektues. Pas një viti përkrahja për punonjësit shëndetësor është zvogëluar kjo tregon për mos vlerësim të punës së bërë. Po punoni të udhëhiqni me logjikën e regresit dhe përjashtimit asnjëherë me logjikën e progresit. Nuk guxojmë ta ndalim jetën me mbyllje. Keni më shumë se 1000 shtretër, në qershor kur nuk kishim më shumë se 100 shtretër sot nuk është problemi i oksigjenit, respiratorëve, rentgenëve, barnave e kapaciteteve testuese qind për qind janë shumëfishuar kjo është gjendja në të cilën e keni gjetur shëndetësinë. Fshehja pas numrave tregon paaftësi për ta parandaluar virusin”, ka thënë ai, duke ja përmendur edhe votimet në Shqipëri. “Keni votuar dje në Shqipëri keni mundur edhe sot t’i prisni rezultatet sepse si me juve si pa juve situata me pandeminë është e njëjtë”.