Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bënë thirrje që të respekton masat anti-Covid-19.

Zemaj ka përsëritur se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit. Sipas tij shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës

I pari i Shëndetësisë ka deklaruar se mosrespektimi i masave është një ndër shkaqet e rritjes së rasteve. Ka paralajmëruar se do të ketë dënime për gjithë ata që nuk respektojnë ligjin dhe masat anti-Covid.

Në një intervistë për Arbresh.info, Zemaj bërë të ditura disa nga masat që mund të kthen për të parandaluar rritjen e numri të infektimeve.

“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, tha ai ndër te tjera.