Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”, transmeton Rel.
Këto vende, sipas tij, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën.
Vuçiq, deklaroi gjatë një vizite në një qytet të Serbisë, se “duhet kuptuar peshën e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”.
“Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ka deklaruar presidenti serb.
Megjithatë, ai përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se këtë kompromis e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.
Deklaratat e presidentit serb, bëhen pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimët e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.
“Qëllimi i është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt, duke shikuar nga e ardhmja”, është thënë në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila u lëshua pas vizitës së ambasadorit Grenell.