Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me operacionin e hetuesve të Speciales në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hotyi ka thënë se qeveria po i përcjell këto zhvillime.

Në këtë reagim që ai e ka lëshuar më shpejtë se zakonisht, ka thënë se Kosova sipas tij ka dhënë shembull të respektimit të drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Ai ka thënë se edhe kësaj radhe do të ndodhë njëjtë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi.
Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.

Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.