Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llapashticë të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e policisë thuhet se një person ka raportuar se i është thyer xhami i veturës dhe i janë vjedhur para të gatshme dhe disa dokumente.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Llapashticë e Poshtme, Podujevë 23.06.2022 – 21:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është thyer xhami i veturës dhe i janë vjedhur para të gatshme dhe disa dokumente. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.