Sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person i moshës 70-vjeçare ka mbetur i lënduar
Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:18, në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor. Të përfshirë në aksident kanë qenë një këmbësor dhe një automjet i udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i moshës 70-vjeçare. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.