Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për këtë çështje.

“”Pothuajse dy dekada pas përfundimit të luftës, plagët e saj ende rëndojnë. Janë mijëra qytetarë të Kosovës ende të pagjetur”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Serbia po vazhdon të heshtë, por ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për qytetarët tanë”.

“Do të bëjmë çdo gjë që të ndriçohet fati i tyre. E kemi obligim ndaj të kaluarës dhe të ardhmes sonë”.