Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, as në konferencën për media e as në intervista për media nuk ka dhënë kurrfarë detaji për atë çfarë ka ndodhur brenda zyrave të Speciales në Hagë.

Gjithçka ka thënë Veseli për intervistimin mbi 3 orësh, është që ka pranuar ftesën dhe që është përgjigjur.

“Jam ftuar, jam përgjigj. Kaq do të ishte më korrekte të flasim në një ambient të tillë. Për faktin se lufta e UÇK’së ka qenë luftë e popullit”, ka thënë Veseli për Info Magazinë.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së thotë se nuk ka asgjë që mund ta njollos luftën çlirimtare të bërë kundër pushtuesit serb.

“Lufta e UÇK’së është si ajo puna e diamantit, sa më shumë e fërkon, aq më shumë shkëlqen”, ka shtuar tutje ai.

Ndryshe nga Veseli, të gjithë figurat e larta të UÇK ‘së që janë paraqitur para Speciales kanë treguar në çfarë cilësie janë intervistuar dhe nëse kanë folur para prokurorëve të Speciales, apo nëse janë mbrojtur në heshtje.