Kandidati për postin e kryeministrit nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, me anë të një postimi në Facebook ka treguar në detaje se si është plani i tij për zhvendosjen e TVSH-së nga dogana, duke theksuar se në këtë mënyrë do të luftohet informaliteti.

“Reforma ime për zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga dogana në kufi te transaksioni me konsumatorin brenda vendit do të bëhet përmes krijimit të një Agjencie të veçantë për TVSH-në. Ky institucion i specializuar do t’i monitorojë lëvizjet e mallit dhe pagesat e detyrimeve tatimore prej plotësimit të Deklaratës së TVSH-së kur zhdoganohet, deri kur përfundon në duar të konsumatorëve. Në këtë mënyrë luftohet informaliteti, duke rritur konkurrencën e ndershme dhe të hyrat e buxhetit të shtetit”, ka shkruar Veseli.