Pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku, njofton se Komisioni i Pavaruar i Mediave ka vendosur për ndërprerjen e transmetimit televiziv të “It’s my home”, kjo pasi aty u shfaqën skena dhune, ku më pas ndërhyri edhe policia dhe hapi rast për “sulm dhe kansoje”.

Njoftimin për ndërprerjen e transmetimit në TV e ka dhënë Maloku me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërprehet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka konfirmuar Maloku.

“It’s my home” vazhdon te transmetohet ne kanalin tone ne youtube 24 ore me 7, deri ne nje vendim tjeter”, ka njoftuar ai.