Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se raporti vjetor i Departamentit të Shtetit Amerika, por edhe raportet tjera të institucioneve kredibile, vlerësojnë lartë punën dhe të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliu ka thënë se për të eliminuar kërcënimin nga ekstrenizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, duhet të përcaktohet faktorët e që janë shkaktarë të ekzistenës së tij në Kosovë, duke përdorur dialogun, analizat dhe ekspretizën nga partnerët kombëtar e ndërkombëtarë, shkruan Reporteri.net.
Tashmë është hapur edhe Punëtoria për Hartimin e Strategjisë Kundër Ekstremizmit të Dhunëshëm dhe Terrorizmit, për të cilën Qeveria thotë se është e vendosur që ta zhvillojë.
Ky është postimi i plotë i Veliut:
Me rastin e hapjes së Punëtorisë për Hartimin e Starategjisë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit falënderova të pranishmit për punën e deritanishme, ndërsa Misionin e OSBE-së për përkrahjen e vazhdueshme që i ofron institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti agjencive të zbatimit të ligjit.
Qeveria e Kosovës është e vendosur për të zhvilluar këtë Strategji e cila do ta adresojë rrezikun e sigurisë që vjen nga terrorizmi dhe ekstremizmi në një mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar garantimin e të drejtave të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit Amerikan, por edhe raportet tjera të institucioneve kredibile vlerësojnë lartë punën dhe të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftë kundër kësaj dukurie.
Ndërsa, për të eliminuar me të vërtetë kërcënimin nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, duhet të përcaktohen faktorët që janë shkaktarë të ekzistencës së tij në Kosovë, duke përdorur dialogun, analizat, dhe ekspertizën si nga partnerët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë.