Ka vdekur zëvendësdrejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Hivzi Syla.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Syla është kujtuar edhe nga Dega e PDK-së në Istog, ku ai ka qenë njëri prej themeluesve të saj.

“Hivziu tërë jetën ishte në shërbim të Kosovës. Në vitet e ‘90-ta ishte aktivist i pandalshëm. Gjatë luftës iu bashkua UÇK-së. Kurse, pas luftës ishte një nga themeluesit e PDK-së në Istog, duke qenë për rreth 10 vite edhe sekretar i përgjithshëm, e së fundi anëtar i Këshillit Drejtues”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“Dega e PDK-së në Istog i shpreh ngushëllime familjes Syla, stafit të Qendrës Korrektuese në Dubravë, si dhe gjithë qytetarëve të Istogut!”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së.