Janë duke vazhduar tejkalimet e shoferëve në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, në kundërshtim me rregullat e trafikut, shkruan Llapi.info.

Një i tillë është bërë sot në këtë rrugë, përkatësisht në fshatin Lupç. Në pamjet që kanë dërguar lexuesit e Llapi.info, shihet një veturë e tipit “Pick Up”, që kryen tejkalim në vijë të plotë.

Për këtë, Policia e Kosovës ka shqiptuar mijëra gjoba. Fatin e tillë gjatë ditës së djeshme e ka pasur edhe një shofer nga Podujeva, që kishte kryer tejkalim të parregullt pikërisht në fshatin Lupç.

Policia e Kosovës ka bëtë të ditur se vetëm gjatë enjtes në nivel janë sanksionuar me patentë 507 shoferë.

“Vetëm më 10.06.2021, për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas PK-së, në rrugët e Kosovës janë gjobitur 2 275 shoferë për thyerje të rregullave të trafikut./Llapi.info

Policia në aksion, dënon me 150 euro shoferin që tejkaloi në vijë të plotë në Lupç të Podujevës