Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se votat e dërguara me zarf do të trajtohen sipas ligjit të zbatuar deri tani.

Kështu ka thënë ajo gjatë mbledhjes së radhës që është zhvilluar nga ky komision, duke kërkuar që mos të bëhet presion nga mediat apo partitë politikë.

“Nuk është e drejtë që të kërkohet një përgjigje nga Besniku në këtë moment. Ai e di punën e vet. Ashtu si i ka trajtuar aplikacionet, si i ka analizuar, si i ka refuzuar dhe trajtuar; njësoj do t’i trajtojë edhe zarfet të cilat kanë ardhur”.

“Ashtu do t’i trajtojë edhe ato zarfe sipas ligjit të cilin e ka zbatuar deri tani”.

“Unë kam shumë besim në Besnikun dhe njësinë dhe pres që ndaj të njëjtit mos të bëhet asnjë lloj presoni sepse ai e di punën e tij dhe ne duhet ta lejojmë atë që ta kryejë punën e tij”.

“E kemi edhe një institucion tjetër që mund të vendosë pastaj – është PZAP me 10 gjyqtarë që pastaj i trajtojnë ato ankesa. Pas asaj e kemi edhe Gjykatën Supreme në fund.