Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, dy vëllezër kanë njoftuar Policinë se në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë hasur në tre të dyshuar meshkuj duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre.
Të dyshuarit derisa po iknin kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.
Njëri nga të dyshuarit, është ndalur në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilat në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dyshohet e armës–revole me gaz.
“Dy ankuesit vëllezër meshkuj K/Shqiptarë, kanë njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë hasur në tre të dyshuar meshkuj duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre. Të dyshuarit derisa po iknin kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave. Njëri nga të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është ndalur në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilat në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dyshohet e armës–revole me gaz. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjinden në arrati”, njofton PK./Llapi.info






