Gjatë ditës së sotshme u dha lajmi se ka ndërruar jetë ish-kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi ka ngushëlluar familjarët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij! HTH.”, ka shkruar presidenti.