Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së bashku me Sami Lushtakun kanë vizituar sot në shtëpinë e tij, Fazli Veselin, i cili është babai i kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Lushtaku ka treguar se babai i Veselit, gjatë viteve të luftës, i ka strehuar në shtëpinë e tij pjesëtarët e UÇK-së dhe u kanë thënë bukë atyre.
“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij të Facebook-ut.
“Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli Veseli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyre, qëndron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza”.