Është sulmuar me thikë një i mitur dje në Lipjan, shkruan Gazeta Express.

I dyshuari po ashtu i mitur sipas policisë gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.

“Lipjan 20.11.2023 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari i mitur, ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë thikë viktimën e mitur. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti nga policia është cilësuar “Vrasje në tentativë”. /Express/

 

 

 

 

 

 

 

.