Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se serbët në veri janë duke marrë frymë lirshëm prej kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur ‘non grata’ Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq,.

“Shpallja ‘persona non grata’ nga SHBA të dy personave famëkeq Veselinoviq e Radojçiq do të bëjë që qytetarët tanë serbë në veri të Kosovës të marrin frymë më lirshëm”.

“Pushteti i tyre joformal i lidhur me Vuçiqin që ka mbajtur peng veriun do zhbëhet!”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.