Sot në ora 16:00 në fshatin Lup i Poshtëm i Podujevës, do të varroset ish-veprimtari i dalluar i kombëtare, veterani i UÇK-së, Ismail Haxhiu, njofton Llapi.info.Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Haxhiut.
I ndjeri, ishte kyqur qysh herët në LPK për të ndihmuar në lirimin e Kosovës, duke u bërë kështu edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për shumë vite, Ismail Haxhiu, ka jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka ndërruar jetë me 23 qershor, pas një sëmundje të rëndë.
Trupi i pajetë i tij ka ardhur mbrëmë në vendlindje.