Në zgjedhjet e 6 tetorit, pozita u bë opozitë, e opozita pritet të bëhet pozitë. Mirëpo, jo vetëm subjektet politike pësuan ndryshim. Këto zgjedhje nuk ishin edhe aq të mira as për shumë kandidatë për deputetë, duke përfshirë Xhavit Halitin, Ahmet Isufin, Ismet Beqirin e 12 kandidatët e PSD-së. Sipas njohësve të çështjeve politike, ky ishte një ndëshkim i qytetarit për udhëheqje jo të mirë.

Zgjedhjet e 6 tetorit, bënë ndryshim rrënjësorë sa i përket subjekteve që qeverisën që nga paslufta, mirëpo këto zgjedhje nuk ishin edhe aq të mira as për kandidatët për deputet. Madje edhe ata të cilët gjithmonë kanë pasur një ulëse në kuvend.

Xhavit Haliti nga PDK, i cili ka qenë gjithmonë i përzgjedhuri i popullit në këtë institucion, e madje edhe nënkryetar i Kuvendit, nuk do të ketë ulëse në legjislaturën e shtatë, sipas informacioneve jo zyrtare.

Halitit i janë bashkuar edhe bashkë partiaket e tij, të cilët poashtu ishin pjesë e Kuvendit, si: Andin Hoti, Evgjeni Thaçi, Safete Hadërgjonaj, Hajdar Beqa…

Ky subjekt nuk është i vetmi që ka humbur kandidatë për deputet, të cilët njihen si të përzgjedhur të përhershëm të popullit. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ndonëse doli me një rezultat mjaft të mirë në zgjedhjet e fundit, flitet se nuk do t’i ketë në Kuvend, Ismet Beqirin, Besa Gaxherrin, Naser Rugovën.

Shumë “veteranë” të politikës nuk do të jenë më deputetë në Kuvendin e Kosovës

Në zgjedhjet e 6 tetorit, pozita u bë opozitë, e opozita pritet të bëhet pozitë. Mirëpo jo vetëm subjektet politike pësuan ndryshim. Këto zgjedhje nuk ishin edhe aq të mira as për shumë kandidatë për deputetë, duke përfshirë Xhavit Halitin, Ahmet Isufin, Ismet Beqirin e 12 kandidatët e PSD-së. Sipas njohësve të çështjeve politike, ky ishte një ndëshkim i qytetarit për udhëheqje jo të mirë.

Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 15. Oktober 2019

Nga Vetëvendosje si parti fituese, bazuar në rezultatet e fundit të KQZ-së, nuk kanë fituar Ismajl Kurteshi e Sami Kurteshi.

AAK, e cila ka qeverisur në mandatin e kaluar, nuk ka arritur ta bëj deputet as ish-shefin e grupit parlamentar të kësaj partie Ahmet Isufin, si dhe as bashkë partiakun e tij Muharrem Nitajn. Ndërsa nga PSD-ja edhe pse kishte 12 deputet legjislaturën e kaluar, tash në garë të ngushtë është vetëm Natyra Kuçi, e cila po ashtu mund ta humbas betejën brenda listës me Donika Kadaj-Bujupin.

E, për këtë, Jetmir Bakija nga Demokraci Plus, thotë se janë dy arsye pse ka ndodhur një gjë e tillë. E para sepse njerëzit kanë dashur kandidat të rinj dhe e dyta ka qenë formë ndëshkimi në shenjë pakënaqësie.

“Janë bërë 20 vite nga çlirimi dhe duket se qytetarët nuk janë të kënaqur nga rezultatet që janë arritur deri tani dhe kanë pritje më të mëdha. Deputetet që kemi parë deri më tani ndoshta nuk kanë ofruar diçka. Kemi para që legjislatura e kaluar ka qenë ndoshta më pasivja”, deklaron Bakija.

Bakija po ashtu shtoi se qytetarët duan të qëndrojnë pranë tyre për të dëgjuar hallet e tyre edhe pas zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e 6 Tetorit, e para doli Vetëvendosja me 25.49, pastaj LDK me 24.82%, pastaj PDK me 21.24% dhe AAK me 11.57%.