Dje pasdite një fëmijë 9-vjeçar humbi jetën në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Shkolla “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ku ai vijonte mësimet kanë shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët, shokët e shoqet dhe mësuesen e tij.

Ata e kanë përshkruar si djalë të buzëqeshur e të sjellshëm.

“Me pikëllim e dhimbje morrëm lajmin e hidhur per ikjen në amshim të nxënësit tonë Muhamed Deliu,sot qiellit ju bashkua një engjëll,shkolles shokëve e mësueses ju iku Muhamedi i yne i dashur i buzeqeshur e i sjellshem.Shoku e nxënësi ynë do te jesh përherë ne zemrat tona.Pusho ne parajse o Engjull se engjujt jetojnë ne qiell.Ngushellime gjithë familjes ,shokëve mësueses”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Ndryshe, varrimi i 9 vjeçarit do të bëhet sot në varrezat e Shipolit, me kohën e ikindisë.

Kujtojmë se i ndjeri ishte futur në kanal për t’u larë, gjersa jashtë ujit kishte lënë rrobat dhe bicikletën.

I njëjti është me prejardhje nga fshati Broboniq dhe është i biri i Fadil Deliut, ish-veteranit të UÇK-së.