Vendi ynë ka dy ditë që po karakterizohet me mot të lig.

Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shiut, shumë rrugë janë përmbysur, teksa po ka vështirësi në komunikacion rrugor.

Por, shiu që po bie që dy ditë pa ndalë ka arritur të rrënoi dhe shkatërroi edhe institucionet e arsimit e objekte të tjera, përcjellë Indeksonline.

Madje objekti i shkencave Matematiko –Natyror dhe ai i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës janë kthyer në gërmadha.

Shiu ka depërtuar brenda objektit, teksa në këto imazhe mund të shihni se si kompjuterët janë mbuluar me llastik, ndërsa disa pastrues po mundohen ta largojnë ujin përmes disa kovave./Indeksonline/