Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Vepra, thuhet në raport, është kryer me qëllim të shfrytëzimit të fëmijëve për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.