Milioneri shqiptar Shefqet Kastrati, pronar i kompanisë “Kastrati”, ka deklaruar se do të kontribuojë në ndihmat ndaj të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.Kastrati në ditët e fundit kur ndihmat po e vërshojnë Shqipërinë duke përfshirë ato nga Kosovë, është kritikuar për taksën 5 euro që udhëtarët nga Kosova duhet ta paguajnë në rrugën që e mirëmban kompania e tij.Më vonë, kompania njoftoi se taksa nuk do të aplikohet për ata që sjellin ndihma.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kastratit të publikuar fillimisht në TOP ChannelTragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezërit e mi.Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.
Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!