Avokatja Nora Veliu ka qenë e ftuar për të diskutuar për Projek-kodin civil në RTK.
Mirëpo, një gjë e tillë, siç ka thënë ajo, i është ndaluar në momentin e fundit. Asaj i është pamundësuar që të marrë pjesë në këtë debat.
Kështu ka bërë të ditur ajo vetë në një postim në Facebook.
“Sonte, RTK ishte në shërbim të atyre që po lobojnë PRO Projekt-Kodit dhe kundër shumicës absolute të qytetarëve që janë KUNDËR”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Sonte isha e ftuar në RTK, lajmet e orës 23:00, për të diskutuar për Projekt-Kodin Civil dhe dispozitën kontestuese e cila i lejon martesat ndërmjet gjinive të njejta!
Në momentin e fundit, u njoftova nga stafi i RTK-së se unë mund të kyçem në emision nga oborri i shtëpisë sime ose nga Sheshi, ngase prezenca ime fizike në emision është e pamundur për shkaqe “teknike”.
Unë e refuzova një propozim të tillë!
Nuk mund të debatoj me dikë që nuk e kam përballë!
Po ashtu, ky është një diskriminim ndërmjet debatuesve, kur të parit i mundësohet komoditeti e palës tjetër as respekti minimal.
RTK paguhet nga taksat tona!
Sonte, RTK ishte në shërbim të atyre që po lobojnë PRO Projekt-Kodit dhe kundër shumicës absolute të qytetarëve që janë KUNDËR!
Një zë i tillë isha unë sonte!
Mirëpo, zëri im u mbyt!






