Përmes këtij korridori dërgoheshin brenda në qeli veprimtarë politikë, aktivistë e disidentë të ndryshëm përgjatë dekadave sa ka qenë në funksion Burgu i Prishtinës.

“Zërat nga qelitë”, dëgjoheshin gjatë dhunës e torturave që ushtroheshin ndaj tyre.

E dëshmitar për të gjitha këto është 67-vjeçari, Rrahim Topanica, i cili në atë kohë kishte filluar punën si gardian në këtë burg.

Topanica, asokohe 23-vjeç, kishte arritur t’u ndihmonte me aq sa mundej të burgosurve shqiptarë, që nuk ishin të paktë.

Ushqimi për të burgosurit, sipas Topanicës, nuk i plotësonte kushtet adekuate për konsumim.

Pas një viti pune,Topanicës i kishte ardhur mundësia të punësohet në Rilindje si shpërndarës i gazetave, por për këtë i duhej një nënshkrim nga një ish i burgosur politik, nga i cili nuk e mori.

67-vjeçari, tregon edhe momentin kur i ka ndihmuar një ish-të burgosuri, tashmë figurë e njohur politike.

Në dhomën tashmë 17,e që dikur ishin dhomat 27,28, përmes kësaj dritareje të vogël ai thotë të ketë ikur një i burgosur.

Ai tregon edhe për bodrumin në të cilin thotë të kenë qenë tri qeli në atë kohë, në të cilat dyshohet të kenë vdekur dy ish të burgosur.

Topanica i cili edhe pas luftës punoi si gardian deri në vitin 2018, thotë se puna që kishte bërë i ka shkaktuar stres të herëpashershëm.

Për Topanicën, emocionet ishin të mëdha kur pas shumë vitesh,këtu në “Burgun e Idealit”, takoi dy ish të burgosur politik, me ç’rast nuk munguan përshëndetjet e përqafimet.