Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, në një intervistë për emisionin “Majtas jo Djathtas” në T7, thotë se kryeministri Kurti i ka habitur të gjithë sepse siç shprehet “para se të behej kryeministër premtonte ditë të bukura”. Ai deklaron se para se të formohej Qeveria Kurti I, kishte zhvilluar takime me Kurtin, por pasi u bë kryeministër, Jasharaj deklaron se Kurti i ka thënë “ e di me kënd je”.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk është me asnjë parti poltike duke përmendur kohën kur në Qeverinë Haradinaj ishte mbajtur grevë 3 javëshe.

Ai thotë se te Qeveria Kurti, sinidkata ka një barrikadë totale.

“Na ka habitur të gjithë neve, ngase para se të bëhej kryeministër ka pasur fjalë tjera, kishte fjalë të mëdha, na premtonte ditë të bukura dhe disa prej nesh uronim të vijë kryeministër…Por me ardhjen e tij kemi fillu me përplasje, ende spo dihet Ligji për Pagat”, tha Jasharaj.