Dje rreth orës 12:30 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë dy të dyshuar të mitur kanë sulmuar fizikisht viktimën po ashtu i mitur, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa dy të dyshuarit janë arrestuar.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 09.11.2018 – 12:35. Viktima mashkull K-Shqiptar i moshës ës mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të moshës së mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






