Ministria e Financave ka pranuar kërkesën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për ndarjen e 40 milionë eurove për ndërmarrjen publike “KOSTT”, për siç pretendohet, vështirësive financiare që po përballet kjo ndërmarrje.

Në mbledhjen e së mërkurës në Qeveria, ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se KOSTT-i po kalon në vështirësi financiare për ta paguar marrëveshjen për kyçje me ENSOE-n.

“KOSTT-i po kalon në vështirësi financiare në pamundësi për të paguar marrëveshjen me ENTSO, e cila fillimisht ishte për dy vjet. Këto mjete ndahen nga programi i ringjalljes ekonomike. Marrë parasysh mirëmbajtjen e statusit të rregullt në kuadër të marrëveshje me ENTSO, ju ftoj që ta mbështesni”, ka thënë Rizvanolli.

Qeveria miratoi kërkesën e Muratit.

Në konferencë për media Rizvanolli ka folur pë marrëveshjen me ENTSO.

“Jemi në një moment vendimtar për sektorin e energjisë dhe shtetin tonë. Kyçja e KOSTT-it në ENTSO është në pyetje. Është në fund të marrëveshjes dhe duhet ripërtrirë. Gjatë vitit kemi shkaktuar disbalance të mëdha nga sistemi interkonektiv. Marrëveshja me ENTSO është thelbësore. Si Ministri e Ekonomisë kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave, ku është propozuar ndarja e 40 milionë euro për shlyrje të detyrimeve dhe janë ndarë ato. Ne mbetemi të përkushtuar për zotimet që kemi marrë ndaj ENTSO-s me rastin e pavarësimit të Kosovës si zonë e pavarur”, ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.