Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e Përkohshëm të Korporatës Elekroenegjetike të Kosovës.
Musa Misinin u emërua në krye të bordit duke ia zënë vendin Hysen Fazliut, teksa Egzon Berishën e zëvendësoi Fadil Hoxha, njofton Klan Kosova
Misini ka qenë Kryetar i Vitisë në vitet 2002-2007, kurse më 2014 kandidoi për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ani se e pranon se është anëtar i partisë, ky e mohon aktivitetin këtu, qe një kohë.
“Jam anëtar se jam themelues i LDK-së, por nuk jam aktiv. Që nga 2014 nuk jam aktiv por e votoj LDK-në dhe do ta votoj LDK-në”, shprehet Misini për Klan Kosova.
Klani ka kontaktuar edhe me Sokol Halitin, kryetarin aktual të komunës së Vitisë. Ai theksoi se Misini nuk është pjesë e strukturave të LDK-së tash e disa vite.
Megjithatë, Misini thotë se emërimi i tij nuk mund të konsiderohet politik, sepse ka një CV të pasur.
“Kam qenë kryetar komune, kam qenë drejtor bordi në KEK më 2007 si dhe kam qenë në KOSTT”, shpjegon ai.
Ky deklaron se nuk ka marrë njoftim zyrtar për pozitën e re, njësoj siç konfirmon edhe i shkarkuari Egzon Berisha.
Megjithatë, burime të televizionit treguan se ka pasur mosmarrëveshje mes bordit tashmë të shfuqizuar dhe kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me konkursin për punëtorë fizik në KEK.
Sipas burimeve, Hoti kishte kërkuar anulim të konkursit, gjë që bordi i përkohshëm nuk ia kishte aprovuar.