Lokale - eSIMy

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka thënë ushtrisë ukrainase se do të ishte më e lehtë të fliste me ta sesa me autoritetet ukrainase.

“Dëshiroj t’u drejtohem burrave të ushtrisë ukrainase, mos lejoni që këta nacionalistë t’ju përdorin ju, gratë, fëmijët tuaj, të moshuarit tuaj, t’i përdorin si mburoja njerëzore. Do të jetë shumë më e lehtë të flisja me ju, të negocioj me ju sesa me këtë bandë nazistësh që kanë kapur Kievin”, tha ai, raporton Sky News.

Ai përgëzoi forcat e armatosura ruse për “mbrojtjen e popullit rus dhe atdheut të tyre”.’

“Gjithashtu do të doja të përgëzoja efikasitetin e forcave të armatosura ruse, ato kanë vepruar me nder, heroikisht dhe janë efektive dhe efikase në mbrojtjen e popullit rus dhe atdheut të tyre”, shtoi Putin.