Një mërgimtar nga Gjermania, Andi Krasniqi, ka raportuar se i kanë hyrë hajnat në shtëpi, në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Siç ka treguar ai për Insajderin, vjedhja ka ndodhur me datën 14.09.2022, rreth orës 20:00-20:25. Ai shtoi se sipas informatave kanë qenë tre persona.
Ai tregoi se e kanë vërejtur pas dy dite se hajnat ia’u kanë thyer komplet dyert jashtë dhe brenda, pasi që e gjithë familja jetojnë në Gjermani.
“Ne jemi krejt familja ne Gjermani edhe agjat pra askush nuk ka qen ne shpi, pas dy dite ka shku gjyshja e ka pa dyrt mbrenda e jasht komplet te thyne”, tha Krasniqi.
Siç ka rrëfyer ai hajnat kanë vjedhur ari dhe disa gjëra të tjera, mirëpo nuk kanë mundur me e vërtetu ende saktë se çka kanë vjedhur.
“Kan vjedh ari, edhe disa sene tjera por qka nuk po mundemi me dit se gjyshja nuk po mundet me hyp ne katin e dyt me kontrollu”, tha ai për Insajderin.
Ai shtoi për fund se kushdo që u ndihmon në identifikimin e personave që u kanë hyrë në shtëpi do të shpërblehen me para.
Doktorët fshehin të vërtetën! Trajtoni lehtë variçet nga shtëpia!
Ukrainian Hospitals Are Facing Supply Shortages
“Per cdo info mundeni me kontaktu në nr te tel +491606328977”, ka thënë ai.