Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.

Çmimi i derivateve sipas çmimores së publikuar sot ka mbetur i njëjtë me dje.

Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:

Produkti Dizel: 1.69 euro për litër,

Produkti Benzinë: 1.35 euro për litër;

Produkti Gaz: 0.76 euro për litër.